Eko Higjiena

Thaçi, me ceremoni zyrtare te Erdogani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Turqi për vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdogan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve.

Presidenti Thaçi përshëndeti trupën e nderit me thirrjen “Merhaba Asker”, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Uji Dea

Presidenti i Turqisë dhe ai i Kosovës shtrënguan duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Kosovës të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë, dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë dhe ai mes delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Arsimit İsmet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Fahri Kasırga, zëvendëssekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe zyrtarë të tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.