FITORJA

Thaçi: Më 8 qershor fitorja e PDK-së do të jetë e fuqishme

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Hashim Thaçi gjatë një bashkëbisedim me aktivistët dhe veerimtarët e PDK-së në Gjilan tha se PDK po forcohet e masovizohet çdo ditë dhe se fitorja e PDK-së më 8 qershor do të jetë bindëse. Thaçi tha se do të ishte shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës nëse nesër nuk votohet FAK-u. Fitoren e PDK-së sipas tij po e pret edhe Uashingtoni e Brukseli.

Hashim Thaçi të delen në Gjilan është shprehur optimist se PDK-ja në nivel nacional më 8 qershor do të fitojë bindshëm dhe këtë sipas tij e dëshmon masovizimi i fundit dhe shumë i fuqishëm që po ndodhë në çdo qytet, lagje e shtëpi raporton rajonipress.

Thaçi tha se fitorja e radhë e PDK-së duke e përfshirë edhe Gjilanin e Anamoravën kësaj radhe do të jetë edhe më e fuqishme dhe më bindëse. “Në PDK po ndodhë një mobilizim i ri sepse neve na kanë besuar qytetarët, na kanë besuar edhe ndërkombëtarët kur kemi marrë vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës” tha Thaçi.

Thaçi se ai si lider dhe PDK-ja si parti në pushtet ka marrë vendime të rëndësishme e të fuqishme për jetën e qytetarit të Kosovës.”Tani Kosova po hyn në një fazë të rëndësishme me një mision të ri. E fituam lirin, e sollëm pavarësinë dhe tani radha është që ta ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën. Vendimet e marra deri tani ka mundur t`i bëjë vetëm një liderdship që ka fuqinë dhe legjitimitetin e popullit dhe që ka përkrahjen e SHBA-së e NATO-së”.

Mobi Casa

Thaçi tha se vetëm rritja e pagave për mësuesit dhe të tjerët dëshmon se ne kemi pasur energjinë e vullnetin që të ndihmojmë të gjitha kategoritë.”Të tjerët për 8 vite i kanë rritur pagat vetëm për 7 euro pagat, kurse ne i rritëm për 88% “ka ironizuar Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për FAK-un.”Unë jam i sigurt se nesër do të votohet FAK-u dhe ngatërresat tashmë janë të padrejta për poena politik. FAK i tejkalon interesat partiake sepse SHBA e NATO po e presin vendimin e Kuvendit dhe se çdo tendencë për shtyrje është e rrezikshme për shtetin e Kosovës” tha Thaçi.

Thaçi në fund tha se fitoren e PDK-së po e pret edhe SHBA e NATO dhe PDK tani është më e fort sesa në vitin 2010.”Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëzit që nuk i donë Brukseli e Uashingtoni. Fitorja e PDK-së do të ndodhë edhe në Gjilan” shtoj Thaçi.

Edhe Sami Hoxha koordinator i PDK-së në Gjilan pasi ka folur për mbi 200 aderime të reja tha se PDK po mobilizohet në Gjilan dhe se ky masovizim po jep rezultate tha Hoxha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.