Fundamenti

Thaçi më 2014: Hera e fundit që festojmë pa ushtri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vitin e kaluar derisa festohej pavarësia, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës kishte thënë se ishte hera e fundit që Kosova festonte pa ushtrinë e saj.

“Kam përvojë me procese të tilla, që nga themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pastaj me vitin 1999 te transformimi i UÇK-së në trupën mbrojtëse të Kosovës, dhe në vitin 2008 me shpërbërjen e TMK-së dhe formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, ajo çka unë dëshiroj të konfirmoj edhe sot, përmes jush, për herë të parë para qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë njerëzve që na ndjekin, është se FSK është duke kaluar ditët dhe javët e fundit si e tillë, pasi në vijim do të quhen Forcat e Armatosura të Kosovës, siç ndodh për çdo vend sovran”, kishte deklaruar Hashim Thaçi, atëbotë kryeministër i Kosovës.

Më 17 shkurt të këtij viti, festa e pavarësisë nuk parasheh fare parakalim të Forcës së Sigurisë së Kosovës pasi agjenda e publikuar për këtë festë nuk e thotë asnjë fjalë për parakalimin e rregullt të FSK-së.

ARKATANA

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, thotë se çështja e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe deklaratat nga politikanët lidhur me këtë çështje bëhen vetëm për konsum të brendshëm politik.

“Nuk do të kryhet kjo punë vetëm në bazë të një vullneti apo dëshire të partitive politike të shqiptarëve. Absolutisht, janë vetëm për konsum të brendshëm dhe kur nuk dinë të thonë diçka tjetër, atëherë thonë që për shembull brenda këtij viti Kosova do të bëhet me ushtri”, ka deklaruar Maloku për Radion Evropa e Lirë.
Ushtria e parë e Kosovës, sipas një plani të publikuar vitin e kaluar, parashihte të ketë pesë mijë pjesëtarë aktivë dhe tre mijë rezervë, pra në tërësi 8 mijë pjesëtarë. Kjo forcë do të duhej të jetë ndarë në forcat tokësore dhe ato operacionale. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.