Uji Dea

Thaçi: Marrëveshja paqësore me Serbinë, siguron bashkimin e Luginës me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në marrëveshjen me Serbinë do të ruhet fryma e multietnicitetit.
Thaçi ka theksuar se askush nuk bën të shpresojë në Kosovë dhe jashtë saj që Aleanca Veriatlantike do ta detyrojë me forcë Serbinë ta njoh Kosovën“Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete te pavarura do të jetë pjesë e demarkimit të kufirit prej 430 kilometrash.

Në çdo rast të arritjes së marrëveshjes, do të ruhet fryma e multietnicitetit. Janë mjegulla që shpërndaheshin edhe para shpalljes se pavarësisë së Kosovës, prandaj këto mjegulla dhe shqetësime do te hiqen me arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë e që nënkupton njohjen reciproke. Askush nuk bën të shpresojë në Kosovë dhe jashtë saj që Aleanca Veriatlantike do ta detyrojë më forcë Serbinë ta njoh Kosovën, madje as Këshilli i Sigurimit nuk besoj se do ti rrisë sanksionet për ta detyruar Serbinë ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë presidenti, raporton lajmi.net.

PA MARRËVESHJE RECIPROKE SERBIA NUK DO TA NJOH KOSOVËN, THOTË THAÇI
Ai ka shtuar se as në vendet fqinje nuk ka frikë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, andaj siç tha ai marrëveshja paqësore nëse arrihet do te jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Hidromorava

Sipas tij, një marrëveshje e tillë siguron bashkimin e Luginës me Kosovën si dhe njohjen formale nga Serbia.

Thaçi po ashtu ka thënë se nuk do të ketë korrigjim të kufirit në vija etnike, ku ka shtuar se marrëveshja nuk do të ketë reflektimet që mund te shfaqen aty këtu.

Për hapjen e Kutisë së Pandorës, Thaçi ka thënë se korrigjimi paqësor i kufirit po shihet si precedent.“Pak vite më parë jemi dëshmitarë të korrigjimit të kufirit mes Sllovakisë dhe Çekisë, dhe edhe atëherë kishte zëra të tillë, mirëpo kjo marrëveshje përfundoi me sukses”, ka thënë ai./Lajmi.net/