UBT

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse na njohin si shtet dhe anëtarësohemi në OKB

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën e pestë të ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë ka folur sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në këtë konferencë për media tha se marrëveshje përfundimtare me Serbinë është shumë vështirë të arrihet dhe ka pak gjasa të ndodhë, por sipas tij arritja e një marrëveshje të tillë ka kuptim vetëm në Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme nuk do të jetë e lehtë, por sipas tij, është e vetmja mundësi për të ecur para në integrimet euro-atlantike.

“Asnjëherë nuk kemi lejuar që në Bruksel të hapet çështja e shkëmbimit të kufijve…. S’ka ndarje, s’ka shkëmbim të territoreve, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Thaçi, por sipas tij, vetëm korrigjim të kufijve.

Sipas tij, s’ka qenë i lehtë as demarkimi i kufirit me Maqedoninë, e as me Malin e Zi.

UBT

“Ne si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me fqinjët tanë. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore edhe me Serbinë dhe të ecim drejt integrimeve euro-atlantike”, tha presidenti.

Sipas tij, aktualisht është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme dhe të mbyllet kapitulli i luftës ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se është momenti i hapjes së temës së bashkëngjitjes së territorit të Luginës me Kosovën.

Presidenti i vendit më tej tha se çdo hap i palës kosovare do të jetë i bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe Brukselin. /Telegrafi/