UBT

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të jetë e pranueshme për ne, kur është edhe për SHBA-të

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi muajin e kaluar ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, në Berlin.

Thaçi ka thënë se në këtë takim është diskutuar për arritjen e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në ‘Info Magazine’, presidenti ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është në interes strategjik.

“Njohja reciproke do t’ia mundësojë Kosovës ulësen në OKB. Unë vazhdimisht jam takuar me ambasadorë të ndryshëm. Takimi me Grenell ka qenë në kuantitet të angazhimit dhe ruajtjes së raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës. Ne jemi popullata më pro amerikane dhe këtë duhet ta ruajmë. Këtë gjendje mund ta kalojmë vetëm bashkërisht me miqtë e Kosovës është proces jo i lehtë por i domosdoshëm”, ka thënë Thaçi.

ARKATANA

Ai ka shtuar se është takuar edhe me autoritete të larta të zyrës së kancelares Merkel dhe me të.

Sipas tij, është edhe në interesin e Merkel që të arrihet një marrëveshje e gjithanshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj se Kosova dhe Serbia do të bëjnë dallime në interesat strategjike të SHBA-ve dhe BE-së. Marrëveshja paqësore do ta forcojë pozicionin perëndimor dhe mbështetjen e tyre. Roli i SHBA-ve në arritjen e marrëveshjes përfundimtare është i pazëvendësueshëm, për Kosovën do të jetë marrëveshja e pranueshme kur është edhe për SHBA-në”, është shprehur Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.