Fundamenti

Thaçi: Marrëveshja e Uashingtonit rezultat i një procesi dy vjeçar, jam i lumtur dhe krenar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti Hashim Thaçi thotë se të premten në Shtëpinë e Bardhë u formalizuan përpjekjet nga bisedimet e tij me zyrtarët e lartë amerikanë në dy vitet e fundit. Sipas Thaçit, marrëveshja e së premtes i hodhi poshtë ato që ai i quan “konspiracione dhe paragjykime”, shkruan Gazeta Express.

Thaçi thotë se në të gjithë takimet që ai i ka pasur me Presidentin amerikan, Donald Trump, ai i ka folur për vlerësimet që ka për Kosovën.

“Në të gjitha takimet që kam zhvilluar me Presidentin Trump, më ka folur për Kos9ovën si një vend të mrekullueshëm”.

Presidenti thotë se marrëveshja që u nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti të premten është përpjekje e punës. Këtu Thaci përmend kontributin që vlerëson se e ka dhënë vetë ai.

Mobi Casa

“Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vjet, të premten e kaluar arritëm që në Shtëpinë e Bardhë të formalizohen këto marrëveshje”

Thaçi marrëveshjet e nënshkruara të premten, i ka quajtur si hapin më serioz të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Hasëm në vështirësi, pengesa, konspiracioni nga shumë anë. Me formalizimin e marrëveshjes, u konfirmuar se ato kanë qenë të rrejshme dhe paragjykuese”.

Thaçi e ka quajtur angazhimin e ambasadorit Richard Grenell si “energjik dhe shumë profesional”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.