FITORJA

Thaçi: Mandatin e ardhshëm, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimin në Facebook ka thënë se Shteti i Kosovës çdo ditë e më shumë po i forcon praktikat e respektimit të kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë.

“Sot, Gjykata Kushtetuese tha fjalën e vet për rrjedhën e seancës konstituive të datës 17 korrik 2014 dhe i hapi rrugë formimit të institucioneve të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit”, ka vlerësuar Thaçi.

Në këtë kontekst, ka shtuar ai Kosova ka vënë edhe praktikën e pranimit të vendimeve të institucioneve gjegjëse prandaj presim që të gjitha palët do ta pranojnë edhe këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

ARKATANA

“Partia Demokratike e Kosovës, si prijëse e proceseve shtetformuese, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të fillojë të implementojë ‘Misonin e Ri’ për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane”, ka vlerësuar Thaçi.

Kryeministri Thaçi për fund ka shtuar se edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.