Uji Dea

Thaçi: Mandatarin për formimin e Qeverisë e përcaktuan qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit për t’ia dhënë mandatin atij që ka fituar zgjedhjet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se do të Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cila do të jetë institucione të jenë kredibile, stabile, multietnike me orientim të qartë euroatlantik.

Thaçi në një intervistë për televizionin publik, tha se për dhënien e mandatarit për qeverinë e ri, duhet pritur KQZ-në.

“Duhet pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor, mendoj është aspekt teknik, por mendoj se duhet të përmbyllet ky procesi të ketë një vlerë të mriz e të respektuar e kredibile e të jetë i respektuar nga të gjithë. Ndërsa se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lirë”, tha ai.

United Hospital

I pari i vendit tha se do të respektoj kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.

“Dua të besoj se do të kemi institucionet të shpejta, në 10 ditshin e parë të korrikut dhe këto institucione shpresoj e besoj se do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”, tha Thaçi.

Kurse për mundësinë që të kemi përsëritej të viteve më parë, ku ishte bllokuar për muaj të tërë krijimi i institucioneve të reja, i pari i vendit është shprehu se nuk do të ndodh ashtu.

“Në asnjë rrethanë, unë shpresoj se do të kemi një urtësi e fleksibilitet, do t kemi një komunikim nga i gjithë spektri politik dhe do të kemi themelim të institucioneve shumë shpejt”, tha Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.