GRANDEMALL

Thaçi: Lugina nuk bëri as përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është zhgënjim dhe turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së.

Unë i udhëzova ata se si të veprojnë. Me këto veprime, Serbia po e demonstron dëshirën e saj për shkëmbim territoresh. Madje, këtë ide Ivica Dacic e ka përmendur edhe në Bruksel. Por ne i kemi planet dhe strategjitë tona me të cilat do t’i mundim ata, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Ai këto komente i bëri në një intervistë për gazetën “Express”, lidhur me ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës dhe bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

ARKATANA

Thaçi shfaqet i zhgënjyer me mosveprimet e shqiptarëve të atjeshëm për mbrojtjen e monumentit, e po aq i indinjuar tregohet edhe me veprimet e dhunshme ndaj varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë.

Sipas tij, veprimet e fundit të Qeverisë serbe janë pjesë e skenarit për shkëmbim territoresh, derisa tregon se edhe Qeveria që ai drejton ka hartuar dokument dhe strategji për t’iu përgjigjur Beogradit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.