ARKATANA

Thaçi: Lufta s’ka përfunduar!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tetovë – Për liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka përfunduar, por, siç thotë ai, është vetëm në një “time-out”. “Ajo luftë vazhdon dhe kjo është më e rrezikshme, pasi që vazhdon nën tokë (underground), ku dy palët kanë zënë pozicionet e veta”, shprehet Thaçi.

Ai paralajmëron se Maqedonia do të shkatërrohet shumë shpejt nëse nuk i qaset seriozisht vendimmarrjes ndërmjet dy popujve, pasi që shqiptarët ende nuk janë vendimmarrës në institucionet shtetërore, mirëpo me vete e bartin vetëm simbolikën e figurantit.

Kundërshtarin e tij politik, Ali Ahmetin, e quan mercenar, i cili, sipas tij, funksionon në emër të interesave maqedonase.

Uji Dea

Kreu i PDSH-së në Maqedoni gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka potencialin që të jetë gardian i shqiptarëve në rajon dhe tregon arsyet e vërteta të prishjes së raporteve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai flet me simpati për aktivitetet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, edhe pse pranon se nuk ka miqësi personale me Albin Kurtin…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.