Thaçi: Lufta kundër krimit të organizuar, çelësi i ndërtimit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj aksionit të sotëm për krim të organizuar, duke thënë se e përshëndet dhe mbështet fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë evropiane”, ka shkruar ai në Facebook.
“Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Thaqi./zeri/