Thaçi: Lehtësira maksimale për bizneset në Gjilan

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Mbi 500 pjesëmarrës, përfaqësues të bizneseve të ndryshme të Gjilanit morën pjesë në takimin e organizuar nga Dega e PDK-së në Gjilan, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë të tij, nga ku paralajmëruar lehtësira shtesë për bizneset.

Bizneset e Gjilanit sot po rriten, çdo vit themelohen nga 600 biznese të reja dhe hapen mbi 1000 vende të reja të punës.

Me këtë rast kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, njëherit kandidat për mandatin e tretë, ka ndarë kënaqësinë që për këto vite që jemi bashkë keni dhënë kontribut të mjaftueshëm në çdo sferë të biznesit. “Në krenohemi me ju, me punën tuaj. Një falënderim të veçantë kryeministrit që shumë herë ka hartuar politikë fiskale dhe kemi arritur që t’i lirojmë të gjitha bizneset nga taksat komunale. Nga Komunat e mëdha jemi Komuna e parë me klimën më të mirë për zhvillim të biznesit” ka thëhë Mustafa.

Ai tha se është e rëndësishme që në sektorët ku tanë duhet të merren leje, licenca, etj, nuk ka burokraci, nuk ka zvarritje dhe ajo bëhet brenda pak orësh apo edhe aty për aty.

Ai u ka ofruar bizneseve që në zonën e Novobërdës të vini e të merrni tokën falas për të zhvilluar atë pjesë ekonomike dhe bashkë me të të hapim vende të reja të punës. “Qëllimi ynë është që të zhvillojmë vendin sa më shumë ekonomikisht, ngase me zhvillim ekonomik, kemi edhe mirëqenie më të mirë sociale të qytetarëve tanë. Ne kemi investuar gjithandej dhe jam shumë i bindur sepse këtë vetë ju ma keni thënë disa herë që investimet e bëra kanë ndikuar në lehtësimin e zhvillimit të veprimtarisë suaj. Ne Investimet i bëjmë por edhe i mirëmbajmë çdo ditë. Që të shkojmë shpejt përpara, na fuqizoni ju me besimin tuaj. Ju jeni njerëzit që sidomos në kulturë, rini, sport keni dhënë në mënyrë të vullnetshme kontribut të jashtëzakonshëm për çka unë nuk mund t’u falënderohem asnjëherë mjaftueshëm, për atë punë të madhe që keni bërë gjithandej në aktivitetet e tyre” ka shtuar Mustafa.

Uji Dea

Mustafa ka thënë se që të shohim investim sa më të shpejt në të gjitha drejtimet, ju lus që të mos humbim kohë, por që edhe këtë mandat të ardhshëm katër vjeçar ta qeverisim së bashku Gjilanin për të ndryshuar Gjilanin. Besimin tuaj ne e kërkojmë jo që të fuqizohemi ne, po të fuqizoheni ju.

Ai ka thënë poashtu se numri 99 është numër për jetëgjatësinë tuaj 99 vjeçare. Ndërsa sa i përket listës kandiduese ai ka thënë se është një listë nga drejtorë të mirë, një listë nga profesorë të mirë, menaxherë të mirë, studentë të mirë, është një listë shumë premtuese dhe kësaj liste do t’i prijë unë si kryetar komune për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës ka falënderuar shumë për pjesëmarrjen e njerëzve të biznesit në mënyrë masive në takim

Ai ka ftuar të gjithë që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, të ndiheni mirë dhe krenar që në qytetin e Gjilanit është krijuar hapësira për zhvillimin e bizneseve. “Kryetari Mustafa ka realizuar projekte më tepër se që ka premtuar, ka hapur vende të reja të punës bashkë me ju shumë më tepër se sa që ka premtuar. Kam besim që ky rrugëtim i përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Vetëm një partneritet i tillë garanton sukses. Ju do ta keni mbështetjen time të plotë, çdo projekt dhe premtim që Mustafa prezanton para jush ai është edhe premtim i imi dhe do t’i qëndroj mbrapa deri në realizimin e plotë”.

Prandaj ai ka ftuar që të bashkohen të gjithë dhe të votojnë për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, për të mirën e shoqërisë, për të mirën e familjes, pra votoni Mustafën për kryetar të Gjilanit. “Ndërsa atë që mund ta bëjë unë nga pozita e kryeministrit është që juve të ju garantoj nga këtu lehtësim në biznes dhe përkrahje të vazhdueshme. Mustafa poashtu ka thënë se ishte kërkesë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të hiqen taksat doganore, por kërkesë shumë më e madhe ishte e bizneseve dhe ne e kemi hequr atë sepse jemi të interesuar që bizneset kosovare dhe qarkullimi i tregtisë të jetë më i lirë. Është shumë normale që dikush nga Lugina e Preshevës të vjen dhe të blej diçka në Gjilan dhe të mos e ket problemin e taksave kufitare për qarkullim. Rruga tjetër e jona është edhe integrimi i vendit, rrugë kjo e pashmangshme drejt Bashkimit Evropian” thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/.