Fundamenti

Thaçi lavdëron punën e Nexhmedin Arifit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar të shtunën Komunën e Vitisë me këtë rast ai është pritur nga Kryetari i kësaj komune Nexhmedin Arifi me bashkëpunëtorë e tij.

Gjatë këtij takimi ai e ka njoftuar kryeministrin Thaçi lidhur me zhvillimet dhe projektet e komunës së Vitisë duke paraqitur sukseset dhe nevojat me të cilat përballët kjo komunë.

Pas këtij takimi Kryetari Arifi dhe Kryeministri Thaçi kanë inspektuar punimet të cilat janë duke u zhvilluar në projektin për asfaltimit e rrugës në fshatin Drobesh, projekt ky i cili financohet nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit me Kryetarin Arifi ka vlerësuar lartë punën e udhëheqjes aktuale dhe ka theksuar mbështetjen e Qeverisës ë Kosovës për realizimin e projekteve të reja në këtë komunë.

Mobi Casa

Duke folur për realizimin e projekteve në komunë e Vitisë , kryeministri Thaçi u shpreh se ky angazhim i institucioneve komunale ka rezultuar me asfaltimin mbi 70 km rrugë të reja me të cilat ka arritur ta përmirësoj infrastrukturën rrugore në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

“Falënderoi Kryetarin Arifi për punën e tij të mrekullueshme që e ka bërë gjatë kësaj periudhe me rregullimin e shumë kilometrave të rrugëve të reja në komunën e Vitisë do të thotë mbi 70 km rrugë të reja të asfaltuara të investuara nga Qeveria e Kosovës dhe nga ajo komunale, dhe gjithashtu falënderoi ekipin e tij që ka bërë një punë shumë të mirë gjithashtu në ndërtimin e shkollave,kanalizimeve, hapësirave të reja të gjelbërimit etj… ” u shpreh Thaçi.

Ai tha se Vitia ka ndryshuar për të mirë gjatë këtyre viteve duke theksuar se Qeveria e Kosovës do të mbështes edhe në të ardhmen projektet në këtë komunë. Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi falënderoi Qeverinë e Kosovës për investimin e projektin në fshatin Drobesh dhe projekteve të tjera në komunën e Vitisë./rajonipress/