UBT

Thaçi: Largimi i barrikadës, rezultat i Marrëveshjes së 19 prillit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mirëpret heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër në mënyrë vullnetare nga qytetarët e komunitetit serb, që jetojnë në komunën e Mitrovicës veriore.

Në deklaratën e Kryeministrit Thaçi thuhet:

“Ky veprim i arsyeshëm dhe i pritur i qytetarëve që jetojnë atje, dëshmon qartë pjekurinë dhe gatishmërinë për të jetuar në paqe, të lirë dhe pa barrikada. Heqja e barrikadës së fundit, është edhe një dëshmi tjetër e zbatimit me sukses të Marrëveshjes së 19 prillit 2013, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura.

Eco Higjiena

Barrikadat qofshin ato fizike apo mentale nuk kanë vend në Kosovën demokratike dhe janë të papranueshme për vlerat civilizuese të shoqërisë sonë.

Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, unë ju përgëzoj për këtë veprim të qytetëruar që keni bërë. Për më tepër, iu siguroj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkushtohet me seriozitetin më të madh për të bërë investime kapitale në pjesën veriore të vendit, do të hapim vende të reja të punës dhe do ta përmirësojmë mirëqenien qytetare.

Vetëm duke e zhvilluar Kosovën dhe duke përqafuar vlerat perëndimore, ne sigurojmë të ardhmen tonë në BE dhe në NATO” – thekson Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.