UBT

Thaçi: Kushtetuta, përjetësim i luftës për liri, pavarësi e demokraci

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për Hahim Thaçin, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve te Jashtme, Kushtetuta është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie.

Në 15 vjetorin e themelimit, ai ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Uji Dea

“Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës! HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.