Fundamenti

Thaçi: Kundërshtarët e marrëveshjes zëra të frustruar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar ngjarjet e së ënjtës dhe protestën që ka ndodhur para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të marrëveshjes së Brukselit. Ai ka thënë se ata janë zëra prej një partie të vogël. “I pyes të gjithë, cila është alternativa nëse nuk janë negociatat”, ka thënë Thaçi në RTK.

Ai ka thënë se protestuesit janë të frustruar. “Janë zëra të frustruar nga suksesi i arritur në Bruksel. Uzurpimi i Kuvendit, qytetarët dhe analistët e dinë shumë mirë se çka do të thotë kur një parti e merr ulësen e parlamentarit ose merr mikrofonin. Për sjellje të tilla Kosova nuk ka nevojë”, ka shtuar Thaçi.

Mobi Casa

Ai ka thënë se gejndja në veri po ndryshon për të mirë. “Serbia i ka gënjyer për shumë vite se do të ketë republikë serbe dhe nuk ndodhi. Kjo marrëveshje është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Mbroj qëndrimin e Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, Ju mendoni se dje 85 deputetë do të votonit shkelje të Kushtetutës? Pse, pesë veta dolën më patriotë se të tjerët? Ata pesë njerëz nga një parti e vogël, janë pronarë të së vërtetës? Pse SHBA dhe BE do të na lejonin të bëjmë shkelje Kushtetuese?”, ka shtuar ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.