Mobi Casa

Thaçi kritikon BE’në: Mos e ulni nivelin e përfshirjes në dialog me emisar pa kredibilitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Para Samitit të Zagrebit që do të mbahet në muajin maj në Kroaci, Bashkimi Evropian pritet që të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, spanjolli Josep Borell.

Një prej emrave më të përfolur për t’u marrë me dialogun Prishtinë-Beograd është ai i kryediplomatit Miroslav Lajcak.

Megjithatë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk po i pëlqen fakti që BE’ja do të merret me dialogun me zyrtar të nivelit më të ulët.

Uji Dea

Sipas tij zgjedhja e një emisari pa besueshmëri nuk i ndihmon procesit dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar Thaçi në twitter./GazetaExpress/

The EU needs to give political weight to its involvement in the Kosovo-Serbia dialogue. Downgrading and outsourcing its role to an Envoy without credibility won’t be helpful. The EU should support all efforts leading to a historic agreement & work with partners that can deliver.