ARKATANA

Thaçi: Kosova synon anëtarësimin në NATO

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë që të forcojnë demokracinë dhe qeverisjen në të gjitha nivelet. Jemi në rrugën e duhur në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve tona”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim senatoren amerikane nga shteti i Iowas, Joni Ernst.

Gjatë takimit, Thaçi shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të SHBA-ve dhe shtetit të Iowas dhënë Kosovës, duke ritheksuar se miqësia me Iowan është më e vjetër se shteti i Kosovës.

Ai theksoi se Kosova, përkundër sfidave që ka përpara, po vazhdon të konsolidohet – si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

FIDANISHTJA

“Mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë që të forcojnë demokracinë dhe qeverisjen në të gjitha nivelet. Jemi në rrugën e duhur në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve tona”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit theksoi se Kosova po zhvillon një dialog gjithëpërfshirës për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe se vendi synon që sa për të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për anëtarësim në NATO.

Nga ana tjetër, Ernst theksoi se do të angazhohet edhe personalisht për synimet e Kosovës për t’u bërë anëtare e organizmave kryesorë ndërkombëtarë në fushën e sigurisë. Ajo shprehu dëshirën që bashkëpunimi dhe miqësia mes Kosovës dhe Iowas të thellohen edhe më tej – për të mirën e përbashkët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.