HW

Thaçi: Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim pune të dërguarin e posaçëm të kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koalicionin Global kundër ISIS-it, gjeneralin amerikan, John Allen.

Ata biseduan lidhur me progresin e koalicionit në luftimin e ISIS-it si dhe për hapat që po ndërmarrin shtetet anëtare, ndër të cilat është edhe Kosova.

Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e pakompromis në luftimin e terrorizmit dhe se mbetet aktive në Koalicionin kundër ISIS. Thaçi shtoi edhe se Qeveria në Prishtinë ka ndërmarrë disa veprime konkrete për të forcuar porosinë kundër ekstremizmit të dhunshëm, thuhet në njoftimin e MPJ.

HW

Thaçi e njoftoi mysafirin e tij se Kosova, javën që shkoi, mblodhi mbi 200 mysafirë nga mbarë bota për të diskutuar mënyrat për t’u ndihmuar të rinjve në përdorimin e rrjeteve sociale për të luftuar esktremizmin dhe për të promovuar dialogun ndërfetar.

Në anën tjetër, gjenerali amerikan Allen e përgëzoi zëvendëskryeministrin Thaçi për përpjekjet e Kosovës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm si pjesë e Koalicionit Global kundër ISIS-it. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.