United Hospital

Thaçi: Kosova ka nevojë për njohjen nga Vatikani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, është pritur edhe nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, në Selinë e Shenjtë.

Me imzotin Gallagher, presidenti Thaçi ka folur për kultivimin e tolerancës fetare, etnike dhe politike në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Mobi Casa

“Kosova ka raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe tash, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po dialogojmë edhe me Serbinë, një proces ky që gjithsesi, në një të ardhme të afërt, do të çojë në pajtimin e popujve tanë dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka nevojë për njohjen e shtetësisë së saj nga Selia e Shenjtë dhe ka shtuar se ky do të ishte sinjal pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe për mbarë botën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.