Fundamenti

Thaçi: Kosova ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

/ 4 minuta lexim
HW

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, ku është diskutuar për të arriturat dhe sfidat në dekadën e parë të shtetësisë së Kosovës.

Thaçi ka bërë një bilanc të dhjetë vjetëve shtet, përgjatë të cilëve sipas tij Republika e Kosovës ka marr një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit dhe në funksion të respektimit të rendit kushtetues.

Ai ka theksuar se në këtë periudhë ka pasur sfida në zbatim të legjislacionit, si dhe në avancimin dhe forcimin e mekanizmave të sundimit të ligjit.

Thaçi tha se Republika e Kosovës ka miratuar Kushtetutën me moderne, ka nxjerr akte ligjore që parandalojnë dhe sanksionojnë veprat e korrupsionit, ka hartuar dokumente të politikave dhe janë bërë hapa konkretë në forcimin e sundimit të ligjit.

“Në mënyrë graduale është rritur numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Janë ngritur kapacitet e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe është rritur edhe buxheti për institucionet e sundimit të ligjit”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit ka thënë se përgjatë këtyre 10 vjetëve shtet, Kosova ka arritur progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithnjë ekziston mundësia që të bëhet edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të punohet më me profesionalizëm.

“Ne e dimë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është e lehtë, por ne duhet të ecim përpara. Sfidat duhet t’i tejkalojmë me bashkëpunim, profesionalizëm dhe përkushtim të secilit prej neve”, ka thënë ai.

Fundamenti

Presidenti gjatë diskutimit ka përmendur edhe sfidat që janë përcjellë nga takimet e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

“Bashkëpunimi institucional, funksionimi i mekanizmave të sundimit të ligjit, zbatimi i legjislacionit në fuqi, ndjekja, hetimi dhe gjykimi i krimit të organizuar në përgjithësi dhe korrupsionit në veçanti, aplikimi i metodave dhe teknikave të sofistikuara hetimore, rritja e numrit të rasteve konkrete që përfundojnë me aktgjykime dënuese, harmonizimi i statistikave lidhur me rastet, parashkrimi i lëndëve, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në fusha specifike, duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë, forcimi i kontrollit të brendshëm të institucioneve dhe zbatimi i dokumenteve të politikave të kësaj fushe janë adresuar gjithnjë si sfida”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se disa prej këtyre sfidave janë adresuar, kurse disa të tjera kanë mbetur për t’u adresuar dhe institucionet përkatëse janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Në ditët në vijim, do të fillojë procesi i rishikimit të mandatit dhe funksionimit të këtij Këshilli, më qëllim të dinamizmit dhe avancimit të punës së tij dhe në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve”, ka paralajmëruar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se janë bërë hapa konkretë në forcimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, në përpushjen e kriterit të fundit për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

“Tani pres nga të gjitha institucionet që të dëshmojnë këtë progres dhe ky progres të vlerësohet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe të ecet përpara me liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej të forcojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.