Fundamenti

Thaçi: Kosova, faktor stabiliteti në Evropën juglindore

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë kishte një ligjëratë për Kosovën dhe Ballkanin në universitetin prestigjioz “JohnsHopkins” në Uashington. Ai ka thënë se rajoni është në paqe, por tani edhe elemente të reja janë duke ndikuar ngjarjet në Ballkan.

Më poshtë gjeni ligjëratën e tij të plotë:

“Disa nga ju – ose shumica prej jush – dini për Kosovën shumë mirë. Kosova është një shtet i ri, më i riu në Evropë dhe ka lindur nga proceset e negociatave nën Presidentin Ahtisari. Kosova është e njohur tani nga 108 shtete dhe është anëtare e Komitetit Olimpik, Bankës Botërore, FMN-së, BERZH-it dhe shumë organizatave rajonale.

Ne gjithashtu presim që këtë vit të nënshkruajmë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ne jemi në marrëdhënie paqësore me të gjithë fqinjët tanë dhe qe dy vjet tani ne gjithashtu kemi një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Unë isha ulur me kryeministrin Daçiq e me baroneshën Ashton për dyqind orë dhe kemi arritur të nënshkruajmë një marrëveshje – si shembull se si arrihet paqja në Ballkan, pavarësisht luftës dhe konfliktit në të kaluarën.

Më lejoni të përqendrohem në pesë pikë shumë të rëndësishme për pozicionin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë evropiane.

Eco Higjiena

Kosova ka qenë një vend i luftës dhe gjakut. Unë kam qenë udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një lëvizje guerile ku vetë kam përjetuar çështjen e jetës dhe vdekjes. Gjithashtu, në vitin 1991 ka pasur luftë në Kroaci, në vitin 1993 në Bosnjë, në vitin 2000 konflikt në Luginën e Preshevës dhe në 2001 në Maqedoni. Tani të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë janë në paqe dhe në procesin e integrimeve në BE. Pra, për herë të parë në histori, të gjithë ne jemi në proces të paqes dhe të përkushtuar për bashkëpunim. Në Berlin gushtin e kaluar, të gjithë kryeministrat ramë dakord të punojmë në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe të mendojmë për ekonominë tonë në aspektin rajonal. Ky është zhvillim i rëndësishëm dhe Kosova do të vazhdojë të japë kontribut në bashkëpunim rajonal. Vizitat e mia të para si ministër i jashtëm ishin në rajon, në Malin e Zi, Shqipëri, Maqedoni, si dhe do të takohem me kryeministrin Vuçiq dhe ministrin Daçiq së bashku me kryeministrin Isa Mustafa javën e ardhshme. Unë i mbështes edhe projektet ekonomike, si autostrada Adriatik-Jon dhe lidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe projekte të tjera që lidhin ekonomitë e Ballkanit.

Rajoni është në paqe, por situata nuk është aq e qartë, siç ishte 10 vjet më parë. Elemente të reja tani janë duke ndikuar ngjarjet në Ballkan: roli më i madh i Rusisë dhe roli më i vogël i SHBA-s. SHBA-ja ka qenë gjithmonë lojtar i madh dhe lojtari më i rëndësishëm. SHBA-ja ishte pas marrëveshjes Deyton, por edhe marrëveshjes Rambuillet dhe ka mbështetur bisedimet në Vjenë mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe bisedimet në Bruksel. Vitet e fundit, fokusi nuk është më aty. Problemet në Lindjen e Mesme, problemet në Ukrainë dhe çështje të tjera globale në Kinë, Kore, do të thonë se SHBA-ja nuk është më lojtari më i rëndësishëm për të siguruar ekuilibrin dhe veprim kur është e nevojshme. Nga ana tjetër, Rusia nuk ishte e rëndësishme më parë, por tani është duke u bërë lojtar shumë i rëndësishëm. Rusia ndikon në Hungari dhe drejtpërdrejt është aktive në Serbi, Bullgari dhe Greqi. Ka disa spekulime se lidhjet e vjetra ortodokse janë duke funksionuar sot, por unë nuk besoj në lidhjen fetare. Unë mendoj se Rusia është duke luajtur lojëra strategjike për ta shkatërruar progresin në Ballkan, sepse kjo është një e përbashkët e BE’së – progres amerikan. Rusia ka interesa të energjisë, por edhe interesat politike për të mbajtur oborrin e shtëpisë së Evropës të paqëndrueshëm. Ky është një zhvillim i ri. Ne ende nuk jemi të sigurt se çfarë janë pasojat për situatën e sigurisë. Rusia nuk e njeh Kosovën, por ajo e përdor Kosovën si shembull për aneksimin e pjesëve të Ukrainës. Çdo lidhje mes Ukrainës dhe Kosovës nuk është e logjikshme apo e saktë, por ne e shohim se ndodh çdo ditë në mediat ruse.

Kosova po ashtu përballët me sfida për shkak të përkatësisë kulturore. Ne jemi një republikë laike, shumë e hapur për të gjitha fetë. Shumë shqiptarë janë myslimanë, por ne gjithashtu kemi respekt për katolikët dhe ortodoksët. Lufta në Kosovë nuk ishte në lidhje me fenë, por lufta ishte për territor. Ne kemi shpëtuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe unë gjithashtu punoj shumë për të bërë lidhje të forta mes Kosovës dhe Izraelit. Por bota pas 11 shtatorit nuk është e njëjtë. Bota pas luftërave në Irak dhe Siri nuk është e njëjtë. Edhe më e rëndësishme, rrjeti social Facebook nuk është i njëjtë. Tani disa të rinj në Kosovë ose në Norvegji apo Gjermani, nëpërmjet Facebook-ut marrin propagandë dhe radikalizohen. Ne tani po përballemi me sfidën e grupeve ekstremiste. Qeveria e Kosovës ishte shumë e shpejt dhe kemi arrestuar shumë imamë dhe shumë luftëtarë të huaj. Parlamenti ynë javën e kaluar ka votuar për të ndaluar të gjitha pjesëmarrjet në luftërat e huaja. Por ne duhet të punojmë shumë, më shumë se sa të tjerët në Ballkan për t’i thyer paragjykimet lidhur me rrezikun nga Kosova myslimane. Nuk ka rrezik nga Kosova myslimane, sepse Kosova nuk është vend mysliman, por një vend laik me popullatë shumicë myslimane.

Kosova është shteti më pro-amerikan në planet. Mbi 90% e popullit tonë e duan Amerikën, rrugët tona kryesore janë emëruar sipas Bill Klintonit, Xhorxh Bushit, Madeleine Albrightit, Tom Lantoshit, Bob Dolit. Ne jemi të dyjat, republikanë dhe demokratë, sepse çështja e Kosovës në Kongres nuk ishte çështje partie, por çështje kombëtare. Por, të jemi pro-amerikan sot në botë sjell disa probleme. Kemi pasur probleme me njohjet në disa vende arabe, sepse ne jemi shumë pro-amerikan, si në Libi para revolucionit. Ne gjithashtu kemi problem në Evropë, ku disa vende e shohin Kosovën si projekt amerikan. Ne duhet të punojmë më shumë për të siguruar që disa vende evropiane të kuptojnë se Amerika në Kosovë nuk ishte për shkak të naftës apo për shkak të mineraleve, por për shkak të parimeve. Për ta njohur Kosovën të pavarur është të besosh edhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare. Lëvizjet radikale në anën fashiste apo në anën komuniste nuk e pëlqejnë Kosovën, sepse Kosova është në thelb një projekt liberal. Kushtetuta e jonë është liberale. Kjo po bëhet ndoshta problem në një botë të ideve radikale dhe lëvizjeve politike ekstremiste.

Ne duhet gjithashtu të punojmë në rritjen e pjesëmarrjes së njerëzve në demokraci. Në 2015, të rinjtë janë mësuar të jetojnë në demokraci dhe e harruan luftën. Ju e harruat Luftën e Dytë Botërore, por edhe të rinjtë në Kosovë e harruan luftën në Kosovë, sikurse rinia e juaj që do të harrojë luftën në Irak. Ne duhet të gjejmë modele të reja të angazhimit të shoqërisë civile. Unë nuk jam i sigurt si – por apatia është armiku më i madh i demokracive tona. Apatia i bën edhe të rinjtë të shkojnë në luftëra tragjike në Lindjen e Mesme. Ne duhet të prodhojmë më shumë mundësi ekonomike për të rinjtë. Unë mendoj se ekonomia është baza për të gjitha mundësitë, por edhe të gjitha rreziqet në Kosovë, rajon dhe në botën e gjerë. Ne jemi duke u përpjekur në Kosovë të sjellim investime. Ne presim 400 milionë investim në turizmin e skive nga kompani franceze dhe 1 miliard nga kompani amerikane në fabrikë të energjisë termike. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Një model i ri i rritjes është i nevojshëm, që të prodhoj më shumë vende pune dhe njerëz më të angazhuar në demokraci! /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.