Fundamenti

Thaçi: Kosova, eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s që të afrojë pranë vetes vendet e rajonit nuk është vetëm një vakum, por edhe një rrezik për rajonin, BE-në dhe NATO-në, pasi ideologji tjera po përpiqen të ofrohen në rajonin tonë.

Ai në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, ka folur për proceset që ka kaluar Kosova që nga largimi çlirimi i saj, deri në ditën e sotme.

Thaçi tha se Kosova sot është eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut.

“Dëshirojmë dhe po punojmë që vendimi për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës të ketë votën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se është qenësore për rajonin që BE të mos vonohet për integrimin e vendeve të rajonit.

Thaçi tha se konstruktiviteti i shprehur i Kosovës u ka mundësuar përmirësim raportesh edhe vendeve tjera në Ballkan.

UBT

“Edhe vizita e Edi Ramës vështirë se do të mund të ndodhte pa përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se dialogu Kosovë-Serbi, mundësoi përmirësim të komunikimit të Shqipërisë dhe Serbisë pas dekadash mos komunikimi.

Thaçi tha se Kosova ka qenë shembull se si bisedohet për pajtim edhe kur është vështirë.

“Sot marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë nuk janë kërcënim, por shembull i bashkëpunimit konstruktiv, shembull i fuqisë që dialogu sjellë të ardhmen më të mirë për të gjithë njerëzit, nga kjo përfiton edhe rajoni. Madje këto marrëdhënie të përmirësuara kanë ndikuar edhe në përmirësimin e raporteve mes vendeve të tjera në Ballkan”.

Thaçi tha se Kosova kërkon që dialogu të ngritet edhe në çështje më të avancuara dhe të kemi përmbyllje të procesit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore dhe pajtimit.

“Para 17 vjetëve ishim në konflikt, të armiqësuar, sot kemi tjetër pamje. Tani me Serbinë kemi filluar procesin e përmirësimit të marrëdhënieve dhe tani kemi arritur që njëri tjetrin ta shohim si fqinj e bashkëpunëtor”, deklaroi, pos tjerash Thaçi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.