Thaçi: Kosova edhe një hap më afër UNESCO’s

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi po merr pjesë në konferencën e organizuar nga “Crans Montana Forum” në Gjenevë.Nga atje nëpërmjet Facebook’ut Thaçi shkruan se kjo është mundësi për të prezantuar imazhin e Kosovës dhe një hap më afër UNESCO’s dhe Këshillit të Europës.
“Sonte jam në Gjenevë, për të marrë pjesë në konferencën e radhës të organizuar nga “Crans Montana Forum”. Një mundësi tjetër e mirë për të prezantuar para një audience të madhe dhe të rëndësishme imazhin e ri të Kosovës si shtet që promovon paqen dhe stabilitetin, pajtimin dhe dialogun, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tolerancën. Edhe një hap më afër UNESCO-s, Këshillit të Europës dhe vendit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si kontribuuese e paqes dhe përparimit. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.