Eko Higjiena

Thaçi: Kosova duhet ta mbyllë çështjen e personave të pagjetur

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të rrisin presionin mbi Serbinë, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve.

Ai në një shkrim në Facebook me rastin e “Javës për Personat e Pagjetur”, ka thënë se Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, në mënyrë që shoqëria të ndërtojë të ardhme më të mirë.

Mobi Casa

Postimi i plotë:

Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.