Fundamenti

Thaçi: Kosova do të jetë pjesë e OKB-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që të fillojë sa më parë procesi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e që vjen nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. Shumica e marrëveshjeve janë zbatuar, disa çështje mbeten për t’u kryer. Prandaj, kjo duhet të ndodhë, unë do ta përshpejtoj atë në vitin 2018”, tha Thaçi në një intervistë për RTK, programi në gjuhën serbe.

Ai duke folur për raportet me Listën Serbe, tha se takon dhe flet me të gjithë përfaqësuesit e kësaj Liste si dhe me kryetarët e komunave me shumicë serbe, me të cilët ka thënë se ka bashkëpunim shumë të mirë.

Presidenti po ashtu ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet në vitin 2018, gjithmonë duke zbatuar kriteret dhe standardet e përcaktuara nga NATO-ja dhe partnerët ndërkombëtarë.

Uji Dea

Po ashtu, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të përfundojë sa më shpejt procesin e demarkacionit, për çka po punon me qeverinë, komisionet e partitë politike.

Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në OKB dhe deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq se “Moska nuk do të lejojë të ndodhë kjo”, Thaçi thotë se“nuk do të doja të merresha me ministrin serb, sepse ai shpesh nuk ia qëllon”.

“Kosova do të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. Fundi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, e cila do të përshëndetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh i bindur se Kosova do të jetë anëtare e UNESCO-s dhe e INTERPOL-it, dhe shtoi se së shpejti Kosova do të kandidojë edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.