UBT

Thaçi: Korrigjimi i kufijve do të bëhet në mënyrë paqësore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se të tjerët po e ngatërrojnë idenë e tij të shfaqur për bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Thaçi në Zonën e Debatit potencoi se ka dallim ideja e “korrigjimit të kufijve” me atë të “shkëmbimit të territorit”, të cilën e quajti pazar me shtetin.

”Ideja ime është shumë e qartë. Serbia me vite e me vite flet për ndarjen e Kosovës. Dhe ne është dashur t’i përgjigjemi Serbisë .Dhe nëse diçka e tillë i lejohet Beogradit pa u refuzuar, atëherë do ta marrë përgjigjen për korrigjimin e kufijve”.

”Korrigjimi nënkupton Kosovën e pavarur dhe sovrane – me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.

”Askush të mos e përziejë idenë time të korrigjimit të kufijve me atë të shkëmbimit të territoreve .Për mua, siç e kam theksuar çdo herë, shkëmbimi është Pazar. Jam kundër asaj ideje”.

”Jam vetëm pro korrigjimit që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës”.

HW

”Për shkëmbimin kam folur edhe më herët, e kam thënë që e refuzojë atë ide, e ka thënë edhe Ibrahim Rugova, Nexhat Daci, por ky është pozicioni im”.

”Mua më intereson cila është objektiva ime dhe e qytetarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Idenë time nuk e shfaq në bazë të disponimit të Beogradit”.

”E respektoj legjitimitetin dhe kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkim me Kosovën”.

”Unë nuk shoh asgjë të keqe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, i besoj këtij parimi, vizioni dhe kësaj ideje”.

”Korrigjimi i kufijve do të bëhet në mënyrë paqësore. Për mua në territor ndryshimi bëhet vetëm duke iu shtuar Kosovës, Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.