Uji Dea

Thaçi : KFOR-i gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – “Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës gjeneralin Giovanni Fungo, komandanti i XXI i KFOR-it në Kosovë, i cili ka përfunduar detyrën e tij.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Fungo për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të KFOR-it në ruajtjen dhe sigurimin e paqes në Kosovë e rajon.

ARKATANA

“Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.

Presidenti Thaçi theksoi se bashkë me KFOR-in dhe miqtë strategjikë të Kosovës është forcuar shumetniciteti, bashkëjetesa dhe toleranca etnike e ndërfetare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.