UBT

Thaçi: Këtë vit Kosova do të bëhet me ushtri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i bindur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se javët e më së largu muajt e ardhshëm kjo çështje do të diskutohet në Kuvend. Ripërsërit se për këtë çështje nuk do të pritet në pafundësi.

Hashim Thaçi, president i vendit, thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka mbetur peng i vetos së disa deputetëve dhe se në të ardhmen një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Tash e tre vite zvarritet ky proces në mënyrë të padrejtë duke mbetur peng e vetos së katër-pesë deputetëve. Askush nuk do të ketë të drejtë dhe nuk do të lejojmë të vë veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kjo punë është e kryer”, tha Thaçi për TVSH’në.

Për ndryshimet kushtetuese Thaçi ka një mesazh.

FIDANISHTJA

“Është e pajustifikueshme kushdo që ka folur ashtu sepse ne presim tash e tri vite… nuk mundemi të presim në pafundësi. Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vetë. Nuk mjafton vetëm të qenurit e NATO’s në Kosovë por edhe Kosova të jetë pjesë e NATO’s.

Thotë se ky vit do të jetë viti i ushtrisë së Kosovës.

“Në të ardhmen e afërt ai moment do të vijë, javët dhe muajt e ardhshëm kjo çështje do të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kosova definitivisht më 2017 do ta ketë ushtrinë e vetë”, tha Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.