Eko Higjiena

Thaçi kërkon përkrahje për MSA’në, integrimin europian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris është takuar edhe me homologun e tij francez, Laurent Fabius. Zëvendëskryeministri Thaçi e ka vlerësuar lart ndihmën dhe rolin e veçantë të Francës për shtet-ndërtimin dhe mbështetjen e gjithëmbarshme të shtetit të Kosovës. Ai ka falënderuar homologun e tij francez edhe për përkrahjen dhënë anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Jemi përqendruar në anëtarësimin në organizata të ndryshme që të përfitojnë qytetarët Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ministri i Jashtëm e ka njoftuar homologun e tij francez edhe për procesin e integrimit dhe të dialogut me Serbinë në Bruksel.

FIDANISHTJA

“Nënshkrimi i MSA’së, që pritet të bëhet sa më parë, do të shënojë edhe një konfirmim të suksesit tonë. Tani po punojmë me përkushtim edhe më të madh në zhvillimin ekonomik. Investimet e jashtme tashmë kanë marrë hov, duke përfshirë edhe projektin për Brezovicën”, i ka thënë Thaçi, kryediplomatit francez Fabius.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi ka ritheksuar se përkrahja e Francës mbetet qenësore për Kosovën në sigurimin e njohjeve nga shtete të reja dhe për anëtarësim në UNESCO por edhe në organizatat sportive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.