Fundamenti

Thaçi: Kemi investuar projekte madhore në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Hashim Thaçi të premten në Gjilan derisa ka prezantuar kandidatët e PDK-së dhe të koalicionit tha se Anamorava asnjëherë nuk është harruar. Përkundrazi të tjerët para nesh nuk kanë bërë asgjë derisa ne tani e kemi futur në agjendë qeveritare ndërtimin e autostradës Prishtinë – Konqul tha Thaçi.

Hashim Thaçi ka zgjedhur pjesën e jashtme të teatrit për të biseduar me aktivistët dhe simpatizantët e PDK-së. Thaçi i përkrahur edhe nga Ferid Agani e Avni Klinaku u ka premtuar gjilanasve jetë më të dinjitetshme, raporton rajonipress.

Thaçi tha se Qeveria e tij asnjëherë nuk e ka injoruar Anamoravën.”Përkundrazi ata që tani po flasin për Anamoravë ishin para nesh në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë për këtë rajon. Ne kemi investuar projekte madhore dhe tani kemi futur në agjendë edhe autostradën Prishtinë- Bresalc- Konqul. Kjo autostradë do të realizohet me Misionin e Ri i cili bindshëm do t`i fitojë zgjedhjet” tha Thaçi.

GRANDEMALL

Thaçi tha se me Misionin e Ri do të fitojnë të gjithë në Kosovë sepse ky Mision dhe Qeveria e tij është përkujdesur për të gjitha kategoritë, duke filluar nga invalidët, veteranët, mësuesit, mjekët, FSK, policët. “Serish ju garantoj se me PDK në qeverisje do të ketë rritje të pagave çdo vit. Bashkohuni rreth Misionit të Ri në mënyrë që planet tona madhore dhe Fondin tonë prej 1.5 miliard dollarësh ta fusim në zbatim dhe të krijojmë 200 mijë vende të reja të punës” ka shtuar Thaçi.

Thaçi tha se “Misioni i ri” do t`i fitojë bindshëm zgjedhjet derisa ai dhe aleatët e koalicionit do t`i fitojnë hiq më pak se 40 deputet. “Na duhen votat dhe deputet në mënyrë që të kemi një Parlament të qëndrueshëm ku do të merren vendime stabile e meritore” tha Thaçi.

Kandidatët për deputet: Qemajl Musfafa, Zenun Pajaziti, Salihe Mustafa, Sabedin Kadriu dhe Florina Zymberi kanë premtuar se do të jen zëri i arsyeshëm i qytetarëve të Anamoravës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.