Uji Dea

Thaçi: Kapitull i ri dhe historik për Zhegrën

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu e Qeverisë pasi ua ka bërë për hair komunën e re banorëve të Zhegrës dhe rrethinës tha se nga sot për Zhegrën do të nisë një kapitull i ri dhe historik. Ju tani po filloni një histori të re dhe ne do ju mbështesim që ju të përfitoni sa më shumë projekte. Thaçi sërish ka premtuar autostradën, por kësaj radhe ka zgjeruar komunat Ferizaj-Viti-Gjilan-Kamenicë- Dheu i Bardhë.

Të gjitha rrugët sot kanë shpie për në fshatin Zhegër. Zhegra nga sot ka marr lajmin më të mirë dhe më të gëzuar. Zhegranët nuk harruan ta quajnë Hashim Thaçin protagonist kryesor të këtij suksesi dhe pjesë të historisë së Karadakut duke mos i përjashtuar as meritat e Hajredin Kuqit, Edita Tahirit, Shukrije Ramadanit, Qemajl Mustafës e Nijazi Idrizit, raporton rajonipress.

Kreu i Qeverisë i cili edhe kishte premtuar pak më ditë më parë se vet do ua kumtonte lajmin zhegranëve tha se ndihet sot gëzueshëm dhe krenar sepse pas shumë kërkesave , dhe pas shumë bisedave e zhvillimeve që janë bërë për Zhegrën ne kemi vendosur që këtë fshat më të madhin në këtë rrethinë ta bëjmë komunë.”Për hair komuna e re” ishin fjalët e Thaçit.

Thaçi tha se nga sot për Zhegrën fillon dhe nisë një kapitull i ri .”Zhegra do të jetë komuna më afirmative në Kosovë sepse ajo ka kuadër të mjaftueshëm, ka infrastrukturë dhe tokë të mjaftueshme, dhe mbi të gjitha plotëson nevojat për të qenë një komunë profesionale”.

Sipas tij Zhegra u krijua pas insistimit të zhegranëve dhe pasi u krijuan rrethanat e reja.

Thaçi nuk harrojë të përkujtojë politikanët e tjerë të cilët kishin premtuar nëpër fushata parazgjedhore.”Të tjerët kanë buzëqeshur kur kanë përmendur Zhegrën, por nuk kanë kryer punë, kurse unë ju sigurojë se Zhegra tani do të ketë mundësi të përfitojë edhe projekte në infrastrukturë shkollore e rrugore, rrugë të reja e kanalizime të reja, ujësjellës. Zhegra tani ka mundësi që ta zgjedhë vet kryetarin e saj të ardhshëm dhe ne do ju mbështesim në të gjitha kërkesat e juaja” shtoj Thaçi.

ARKATANA

Thaçi tha se me Zhegrën komunë fillon edhe një ditë e rëndësishme për shtetin e Kosovës të cilin po e njohin çdo ditë e më shumë.”Kosova është storie e suksesit dhe ne jemi në një moment që do të reflektojmë në të mirë të gjithë qytetarëve pa dallim dhe ne po bëjmë përpjekje që të ofrojmë më shumë të mira e punësim e mirëqenie për qytetarin e Kosovës”.

Thaçi sërish ka folur dhe premtuar edhe projekte të reja për Gjilanin e Zhegrën.”Ne e mbajtëm premtimin për Universitetin e Gjilanit dhe do të mbajmë premtimin edhe për 10 milion euro investime e të cilat do të rrumbullakësojnë për 6 vitet e qeverisjes 100 milionëshin e premtuar”.

Thaçi premtoj edhe asfaltimin e rrugës në Lladovë si dhe ndërtimin e një palestre sportive në Zhegër derisa tha se busti i Agim Ramadanit do të vendoset edhe në qendër të Prishtinës sepse është një figurë e madhe historike.

Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se Komuna e Zhegrës po vjen në një moment të duhur derisa ka premtuar se do ta përkrah këtë komunë me të gjitha kapacitetet që ka Gjilani.

Shukrije Ramadani në emër të Këshillit për formimin e Zhegrës komunë tha se vërtet ndihet e befasuar që aq shpejt po ua kumton këtë lajm zhegranëve.

Deputeti Nijazi Idrizi tha se për Zhegrën është një ditë e madhe e historike për Karadakun.”Për tetë vite Zhegra nuk është ndalur dhe ka kërkuar vazhdimisht që të bëhet komunë dhe sot kjo ditë erdhi” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj: