Hidromorava

Thaçi: Ka kaluar koha e liderëve “të vegjël”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente.Sipas tij, këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm”, ka vlerësuar Thaçi.

Ai ka shtuar se ashtu siç pritej, Partia Demokratike e Kosovës shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakulare.

UBT

“Por, fat të keq për vendin dhe qytetarët, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, ndërtimi i institucioneve mbahet i bllokuar. Koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë”, ka konstatuar Thaçi, duke shtuar se Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor të 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/