Thaçi ka bërë plan ta shkarkojë Dardan Gashin

Dardan Gashi nuk do të ishte ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sikur Zafir Berisha të pranonte ofertën e kryeministrit Hashim Thaçi për të drejtuar këtë ministri, në këmbim të përkrahjes të Bashkimit Demokratik dhe Zafir Berishës për kandidatin e PDK-së Ramdan Mujës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ofruar Zafir Berishës postin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shkëmbim të mbështetjes së tij për kandidatin e PDK-së për Kryetar të Prizrenit. shkruan Bota Sot.
Por, kjo ofertë është refuzuar nga Berisha, i cili ka vendosur të mbështesë rivalin e Ramdan Mujës, kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun.
“Thaçi bëri oferta tjera, por kryesorja ishte posti i Ministrit, megjithatë, z. Berisha e refuzoi”, ka thënë burimi i pranishëm në takimin me Thaçi-Berisha.