Thaçi: Ka ardhur koha për ushtri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi njofton se ka marrë mbështetje për transformimin e FSK-së në forcë ushtarake, nga përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”, pas një takimi që kishte në Prizren.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës.
“Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /ZERI/