Mobi Casa

Thaçi: Jam kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti Hashim Thaçi theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të përfshij korrigjim të kufijve por jo shkëmbim të territoreve raporton “Zeri.info”.

“Unë kam besim se kjo situatë do të tejkalohet në ditët dhe javët e ardhshme. Duhet të përsëris edhe njëherë se propozimi im për korrigjimin dhe demarkimin mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes ligjërisht mes Kosovës dhe Serbisë, kushti kryesor që do e ketë njohjen reciproke mes dy shteteve. Po ashtu kjo marrëveshje do të përfshij edhe bashkimin e Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”, tha i pari i presidencës”, ka thënë ai.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media me ç’rast shtoi se Kosova mbet e përkushtuar në dialogun me Serbinë.

“Ne mbesim të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë jam i bindur se rruga e vetme për tu anëtarësuar në NATO e OKB. Në Kosovë të gjithë pajtohemi se dialogu dhe negociatat janë rruga e vetme, dhe se nuk duhet të ketë konflikte, luftë e viktima”, tha ai.

Ai tha që është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë pasi qe sipas tij një gjë tillë nënkupton mosfunksionim të shtetit.

“Ky përkushtim i imi është në kundërshtim me shkëmbimin e territoreve apo formimin e Asociacionit që do të dëmtonte funksionimin e shtetit të Kosovës”, tha ai./Zëri

Mobi Casa

Thaçi: Nuk kam marr leje nga askush për vizitën në Ujman

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për media tha se vizita e tij e djeshme në Liqenin e Ujmanit ishte transparente, dhe vizitë për të cilën ai nuk mori leje nga askush raporton “Zeri.info”.

“Kosova është shtet i lirë, në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët pavarësisht veprimeve politike që mund të paraqiten eventualisht”, tha ai.

Thaçi ka hedhur poshtë zërat se për vizitën e tij në këtë pjesë ka marrë leje nga dikush.

“Dje e kam vizituar këtë pjesë dhe do e bëjë saher të e shoh të nevojshëm. Kurrë nuk kam marrë leje apo aprovim nga askush për një gjë të tillë. Kjo gjë ka qenë shumë transparente. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë të drejt të vizitojnë çdo cep të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Ai mes tjerash e quajti takimin e tij në këtë pjesë si takim të rregullt me ç’rast tha se është mirëpritur ngrohët nga banorët e kësaj pjese. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.