FIDANISHTJA

Thaçi: Jahjaga foli drejt, dha mesazhe të qarta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lartë fjalimin e presidentes Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Thaçi, përmes një mesazhi në Facebook, ka thënë se Jahjaga paraqiti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë shqetësimet më të mprehta të shoqërisë kosovare, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Dje Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mbajti para Kuvendit të Kosovës një fjalim frymëzues me mesazhe te qarta të cilin unë e mirëprita me kënaqësi dhe vlerësim të veçantë. Në fjalën e saj ajo paraqiti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë shqetësimet më të mprehta të shoqërisë sonë, domosdoshmërinë për vazhdimin e reformave dhe nismave konkrete për të adresuar nevojat e vendit si dhe përgjegjësinë e madhe që rëndon mbi supet e klasës sonë politike për shkaktimin e ngërçit politik. Përfitoj nga ky rast të shpreh mirënjohjen ndaj Presidentes Jahjaga, jo vetëm për këtë fjalim të vlefshëm por edhe për rolin dinjitoz që ajo ka luajtur në kapërcimin me sukses të krizës politike pas zgjedhjeve duke hapur rrugën e dialogut ndërpartiak dhe duke garantuar respektimin e kushtetueshmërisë dhe procedurave demokratike të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.