UBT

Thaçi: Ja çfarë do të bëjë Qeveria e re

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeminstri në detyrë, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se detyra fillestare e qeverisë së re do të jetë përfundimi i procedurave parlamentare për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Thaçi në një postim në rrjetin social “Facebook” nuk ka lënë pa falënderuar edhe ish-sekretarin amerikan, Chuck Hagel për kontribuin e tij dhënë Kosovës.

Ja postimi origjinal

Mobi Casa

Dëshiroj ta falënderoj ish-Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel të SHBA-ve për shërbimin që ka dhënë Kosovës gjatë këtyre viteve si ministër i mbrojtjes por edhe si senator shumëvjecar. Që më 1999 Hagel ka sponsorizuar resoluta për bombardimin e Serbisë ndërsa në vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm për prezencën ushtarake amerikane aty ku ka nevojë dhe për ndihmë Kosovës deri sa po reformohet nga një importuese e resurseve të sigurisë në një garantuese të stabilitetit rajonal.

Një nga detyrat fillestare të Qeverisë së re do të jetë edhe përfundimi i procedurave parlamentare për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe përfitimin e marrëdhënieve kontraktuale me NATO.

Ndihmesa që ka dhënë ish-Sekretari Hagel si senator republikan dhe në kabinetin Obama ka qenë pozitive për Kosovën. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.