Fundamenti

Thaçi: Institucionet e reja të formohen pa humbur kohë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të konferencës ndërkombëtare, “Dubrovnik Forum“, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin te lira, fer dhe demoktratike, duke përmbushur standardet më të larta demokratike, transmeton Telegrafi.

“Me të njëjtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen institucionet e reja të Kosovës”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Presidenti ka ritheksuar se Kosova, bashkë me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe NATO-n, do të transformojnë FSK-në në ushtri të Kosovës nëpërmjet procesit transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili është në zbatim e sipër.

Lidhur me dialogun, presidenti ka thënë se Kosova është i interesuar për një dinamikë të re në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.