Hidromorava

Thaçi ia përkujton Kurtit: Vendimi për mandatarin e Qeverisë po pret në tavolinën time

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se adresa e zgjidhjes në të cilën ndodhet vendi është tek partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. “Vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është mandatuar si kandidat për kryeministër…, është në tavolinën time dhe pret”, tha presidenti Thaçi.

“Ajo që duhet të ndodh është respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës të shprehur me 6 tetor, ku kemi partinë e parë dhe partitë vijuese, të cilat duhet t’i japin zgjidhje këtij procesi në mënyrë që të implementohet vullneti qytetarë. Adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është tek partitë politike ende, ndërsa në momenti kur kalon në një fazë tjetër presidenti i vendit, duke ushtruar të drejtën kushtetuese, do të punojë me tërë potencialin në bashkëpunim me partitë që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve”, tha Thaçi.

I pyetur se edhe sa do të presë që partia fituese të propozojë mandatarin, Thaçi tha se rrjedhojë e zhvillimeve e kërkon zgjidhjen nga partitë.

“Ende procesi është, kjo rrjedhojë e zhvillimeve e kërkon zgjidhjen nga partitë, prandaj dua të shpresoj në përgjegjësitë shtetërore, respektimin e vullnetit qytetarë dhe natyrisht të mos hyjmë në një fazë të një ngërçi ose refuzimi për mos ndërtimin e institucioneve të vendi”, tha ai.

HW

Thaçi tha se Kosova edhe gjatë nuk do të pres.

“Kosova edhe gjatë nuk do të pres, nuk do të jetë e bllokuar, por e theksoi edhe një herë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe natyrisht jo vetëm te një adresë politike. Vazhdoj të besoj fuqishëm që do të ecim në drejtimin e duhur në mënyrë që të vazhdojmë në implementimin e prioriteteve që kemi si për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Ndërkohë, ka folur edhe për letrat e dërguara Albin Kurtit.

“Për hir të korrektësisë, ju e dini letrat që i kam dërguar dhe ftesat që i kam dërguar partisë së parë në Kosovë të merr siç e do rendi edhe zyrtarisht të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë, takimi që ka qenë ka qenë një takim i një vullneti të mirë, por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdojë të vonohet. Vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është mandatuar si kandidat për kryeministër. Kështu që nënshkrimi im në vendimin për mandatar ekziston, është në tavolinën time dhe pret. Vullneti i popullit të Kosovës është më i madh se çdo lider dhe vullneti për të lëvizur më shpejt është më i madh sesa për të mbajtur peng një popull. Unë pres që vendimin që e kam nënshkruar, ka qenë kandidat, ka emëruar gjysmën e qeverisë ta pranojë nominimin, nëse jo është e drejtë e tij te refuzimit që nuk është i gatshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.