RCCOLA

Thaçi i vetëm përballë gjykatës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, do t`i duhet që të angazhohet shumë këto ditë për t’i bindur deputetët e partisë së tij që të votojnë pro krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt.

PDK është partia me më së shumti të përfolur në raportin e ish-senatorit të Këshillit të Evropës.

Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, ish-nënkryetari tjetër i kësaj partie Fatmir Limaj, deputeti Shaip Muja si dhe deputeti tjetër Azem Syla, janë disa nga të përfolurit në raportin e Martyt.

UBT

Pikërisht numri i madh i zyrtarëve të PDK-së që përflitet se mund të jenë të akuzuar, ia ka vështirësuar mundësitë kryeministrit Thaçi ta bindë secilin deputet, që të mërkurën të votojë pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai nuk e ka marrë mbështetjen e kryesisë së PDK-së në takimin e fundit që e ka mbajtur të enjten.

Burime brenda kryesisë së PDK-së i kanë thënë gazetës se brenda në takim ka pasur pakënaqësi që janë shprehur hapur, duke kërkuar që të dihet se edhe kush do të jenë të akuzuarit e mundshëm brenda PDK-së…(Tribuna).