Fundamenti

Thaçi i “vërsulet” Haradinajt

/ 1 minutë lexim

Presidenti i Kosovës të premten e kaluar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 93 të Kushtetutës pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të Kllokotit, të Ranillugut dhe të komunave tjera., shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një veprim i tillë i presidentit Hashim Thaçi po vlerësohet si presion mbi kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka dalë kundër idesë së kreut të shtetit për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Deputetë dhe njohës të çështjeve kushtetuese thonë se presidentit nuk i takon që të kërkojë sqarime nga Gjykata Kushtetuese për çështje që nuk lidhen me postin e presidentit.

Fidanishtja

Sipas tyre, Kushtetuesja do të duhej ta refuzonte këtë kërkesë të Thaçit, megjithatë ekspertët kushtetues vlerësojnë se edhe nëse Gjykata vlerëson se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën nuk nënkupton se Qeveria duhet të dorëhiqet.