Mobi Casa

Thaçi i vë syrin Presidencës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Hashim Thaçi ka përmendur postin (Presidencën e Kosovës) në kontekst të ndërtimit të institucioneve të reja pas marrëveshjes së arritur për koalicion në mes partisë së tij dhe LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i PDK-së ka thënë të premten në ceremoninë e vënies së gur themelit të Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj se grupet punuese të dy partive janë duke punuar për ndarjen e pushtetit ekzekutiv.

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka komentuar deklaratën e Thaçit për institucionin e presidentit, sikur që të mbyllur për medie kanë qenë edhe përfaqësuesit e dy partive të angazhuara në grupet punuese.

Uji Dea

E çështja e Presidencës jo vetëm që është e lidhur me mandatin 5-vjeçar që i garantohet me Kushtetutën e Kosovës, por edhe se presidentja, Atifete Jahjaga, aty është vendosur me propozimin amerikan dhe me miratimin formal të Kuvendit të Kosovës.

Edhe koalicioni i fundit PDK-LDK vlerësohet të jetë arritur pas presionit ndërkombëtar, ashtu siç janë marrë shumë vendime të rëndësishme për vendin, në 15 vjetët e fundit. Në mbrëmjen e 19 nëntorit, në zyrën e presidentes Jahjaga, aty ku thuhet se u arrit në parim marrëveshja, ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.