UBT

Thaçi i thotë po Jahjagës, Blloku i rezervuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Atifete Jahjaga, nuk ka marrë ende konfirmimet nga të gjithë liderët e partive të përfaqësuara në Kuvend, rreth nismës së saj për realizimin e një takimi të përbashkët. Aktualisht, vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij që t’i përgjigjet ftesës së presidentes. Përderisa partitë e bllokut paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, nuk po shprehin ndonjë interesim për këtë takim.

Ndërkohë, këshilltari politik dhe zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka vlerësuar se takimi i përbashkët i liderëve do të ishte në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike në vend. Ndërsa nuk ka konfirmuar nëse Jahjaga do të thërrasë këtë takim gjatë kësaj jave, si vendimtare për gjetjen e zgjidhjes, Vllahiu ka rikujtuar se kriza politike tashmë po rrezikon të shndërrohet edhe në krizë financiare e buxhetore.

United Hospital

“Sa më gjatë të shkojë kjo situatë aq më e thellë do të bëhet kriza dhe aq më shumë do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve. Ekspertët e ekonomisë thonë se për shkak të situatës së krijuar rënia ekonomike është e madhe, po aq sa edhe investimet e huaja dhe kjo situatë do ta rëndojë vendin posaçërisht vitin e ardhshëm, kurse pasojat do të ndjehen edhe në vitet në vijim”, ka theksuar Vllahiu…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.