ARKATANA

Thaçi i replikon Lutfi Hazirit: UÇK’ja u ç’u në këmbë për të fituar PDK’ja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Hashim Thaçi thotë se s’ka pasur kurrë ushtarë të Ibrahim Rugovës ashtu siç po thotë Lutfi Haziri. Ai thotë se sot janë zgjuar ushtarët e UÇK’së për të fituar PDK’ja….

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi po i përdorë luftëtarët e lirisë për të fituar vota. Thaçi ka thënë se UÇK’ja është çuar në këmbë për të fituar PDK’ja. Në jëtë formë ai ka replikuar në distancë me ushtarët e Lutfi Hazirin, i cili bëri thirrje për fitoren e LDK’së me ushtarët e Ibrahim Rugovës..

Ai ka thënë se është duke u çuditur se si po thirren në dicka që s’ka pasur kurrë. Ndërsa, ai ka thënë se për dallim prej të tjerëve, sot, UÇK’ja është çuar në këmbë për të fituar PDK’ja.

“Sot u çue në këmbë UÇK’ja për të fituar e mira ndaj të keqes”, ka thënë Thaçi.

KKVITI

Hashim Thaçi ka thënë se Ligji për Veteranët është i shkruar me gjakun e veteranëve dhe do të aplikohet pa u ndryshuar.

Ai ka thënë se çdo njeri që ka qenë pjesë e UÇK’së do të jetë pjesë e Ligjit për Veteranët.

“Mos e kini kasavet se fitorja është e jona”, ka thënë Thaçi.