Uji Dea

Thaçi i propozon Jahjagës 8 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja Atifete Jahjaga e ka marrë konfirmimin nga Kryeministri Hashim Thaçi për datën e zgjedhjeve. Lideri i PDK’së ka propozuar datën 8 qershor si ditë të zgjedhjeve nacionale.

“Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të parakohshme në Kosovë, dhe e theksoi qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor, në pajtueshmëri me forcat e tjera politike”, thuhet në njoftimin e Presidencës pas takimit Thaçi Jahjaga.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e saj të faktorit të unitetit politik në Kosovë, se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat përcaktojnë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe do të respektojë vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

Mobi Casa

Në këtë takim, sipas njoftimit, Jahjaga dhe Thaçi kanë folur edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe konsolidimin demokratik të vendit.

“Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi theksuan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i domosdoshëm, dhe është një proces gjithëpërfshirës që nuk ka alternativë. Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse, e cila do ta kompletojë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive përmes anëtarësimit të saj në NATO”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.