Thaçi i papranueshëm për president

Glauk Konjfuca, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë edhe njëherë se për ta Hashim Thaçi është i papranueshëm për president të vendit. Ai ka thënë se Thaçi është shembull i keq për president.
“Presidenti ka kompetenca për unifikimin e popullit dhe këtë Thaçi nuk mund ta bëjë.
Ai ka qenë një ndër figurat më injoruese dhe për këtë është i papranueshëm. Ai e ka përçarë gjithnjë popullin dhe si zëvendëskryeministër e ka nënshkrimin në marrëveshjet të cilat po cenojnë integritetin e vendit.
Për këtë arsye ai nuk duhet të jetë president”, ka thënë Glauk Konjufca, transmeton zeri.info.
Ndërkohë që Konjufca ka shtuar se nuk dihet data e saktë kur do të votohet për Thaçin president. /Zeri/