Eko Higjiena

Thaçi, i pakorrigjueshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë dje se ka marrë përkrahje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, siç ka thënë ai, “korrigjim të lehtë” të kufirit me Serbinë. Në anën tjetër, drejtuesit e opozitës insistojnë se presidenti i vendit nuk mund të marrë vendime për Kosovën “kokë më vete”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ka marrë “aminin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, ku do të përfshihej edhe një “korrigjim i lehtë” i kufirit Kosovë – Serbi.

Megjithatë, monitoruesit e procesit të dialogut mbeten të sigurt se SHBA-ja nuk do të përkrahë një marrëveshje që mund të sjellë jostabilitet në rajon.

Ata vlerësojnë se skenari i paralajmëruar nga presidenti për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, pa i ofruar diçka në këmbim Serbisë, është krejtësisht i pamundur që të realizohet, shkruan më tutje “Zëri”.

Uji Dea

Sipas tyre, kreu i shtetit është ende i paqartë në deklarimet dhe në paralajmërimet e tija lidhur me opsionin për korrigjim të kufirit, pasi që Thaçi nuk po shpjegon se çka saktësisht nënkupton ky korrigjim.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se presidenti Thaçi nuk mund të marrë vendime për Kosovën pa e pasur mbështetjen institucionale.

Sipas tyre, ish-kryeministri i shtetit me deklarimet se ka mbështetje ndërkombëtare për korrigjim kufijsh është duke e mashtruar veten dhe qytetarët e vendit..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.