Fundamenti

Thaçi: I njoftova ambasadorët për kërkesën që ia kam bërë kryetarit të LVV’së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me ambasadorët e QUINT’it, ka shkruar se ata sot i njoftoi për kërkesën që ia ka bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në cilësin e kryetarit të partisë, për ta propozuar një mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje, pas rrezimit të tij.

Thaçi ka shkruar në Facebook me ambasadorin e Francës, e Gjermanisë, e SHBA’së, e Italisë dhe e Britanisë së Madhe, ka folur për zhvillimet në vend dhe se i ka njoftuar ata se është duke e pritur mandatarin për kryeministër, që duhet ta propzojë partia më e madhe në Kuvend.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

UBT

Ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe atë të BE-së në Kosovë i falënderova për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në përballje me virusin COVID19 dhe i ngushëllova për viktimat e pandemisë në shtetet e tyre.

Me ambasadorët diskutova për zhvillimet politike dhe për kërkesat që ia kam drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt politik fitues në zgjedhjet e vitit të kaluar, për ta propozuar kandidatin e ri për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në këtë takim theksova se Republika e Kosovës dhe qytetarët kanë nevojë për një Qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të krijuara nga pandemia. Çdo hap që do ta ndërmarr si president i vendit do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.